Conte largohet përfundimisht nga Interi

Antonio Conte pritet që zyrtarisht t'i ndajë rrugët me klubin të cilin e shpalli kampion së fundmi, Inter Milan.

Sport

26/05/2021 18:31

Dy nga gazetarët më të besueshëm në Itali, Fabrizio Romano dhe Di Marzio raportojnë se trajneri i Interit, Antonio Conte do të largohet nga klubi, transmeton lajmi.net.

Interi do t’i paguajë rreth 7 milionë euro Antonio Conte për ta larguar menjëherë [paga ishte 13 milionë euroderi në qershor 2022]. Marrëveshja është arritur sot”, ka thënë Romano në rrjetin e tij social twitter.

Conte do të jetë në dispozicion me efekt të menjëhershëm. Inter do të kërkojë një menaxher të ri: Simone Inzaghi dhe Allegri gjithashtu në listë, sipas gazetarit Romano.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Di Marzio, i cili ka shkruar në rrjetin e tij social twitter, duke thënë se Interi dhe Conte kanë ndarë rrugët përfundimisht.

Gjatë dy sezoneve në klub, Conte ka fituar trofeun e Ligës së Evropës dhe Scudetton./Lajmi.net/