Conte konfirmon se ka refuzuar Romën, por lë mundësinë e hapur që një ditë të shkojë atje

Antonio Conte e ka pranuar se kishte refuzuar ofertën e Romës, për postin e trajnerit.

Sport

05/12/2019 18:02

Tashmë trajneri i Inter, Conte, i cili po korr rezultate pozitive në Serie A, ku me skuadrën e tij është lider, ka zbuluar disa detaje mjaft interesante nga vera e kaluar.

Conte nënshkroi me Inter, por edhe skuadra të tjera kishin treguar interes për të. Njëra ndër to ishte Roma, të cilën italiani zbulon se e kishte refuzuar.

“Me Francesco (Totti) kemi një raport miqësor qysh moti. Ai shpjegoi situatën dhe më tha për mundësinë e kalimit tek Roma” ka bërë të ditur fillimisht Conte, transmeton lajmi.net.

“Shqyrtova rastin me qetësi dhe mendova se nuk ishte koha e duhur. Asokohe, gjithsesi, nuk kishte ndonjë ofertë nga Inter. Nuk kishte skuadra tjera. E di se Roma është skuadër e madhe, por nuk ishte koha e duhur. Ndoshta në të ardhmen” ka thënë tutje italiani.

Roma kishte vendosur që të nënshkruante me Paulo Fonseca, kurse Conte nënshkroi me Inter. /Lajmi.net/