Conte kërkon shitjen e Ndomele nga Tottenham

Trajneri Antonio Conte do ishte i lumtur me bordin, në rast që do arrinin shitjen e mesfushorit Tanguy Ndombele në afatin e janarit.

Sport

25/11/2021 22:23

Pavarësisht që ka bërë 61 paraqitje që nga arritja në vitin 2019, 24-vjeçari nuk ka arritur pritshmeritë, ku u ble për plotë 65 milionë funte, transmeton lajmi.net.

Ardhja e Conte u pa si rast i ri për francezin, ngase kishte punuar me teknikun italian te Inter në të kaluarën.

Por, Football Insider, raporton se Conte do ishte i lumtur në rast që Dembele largohet nga klubi londinez.

Conte se fundmi deklaroi se Ndombele duhet të punojë shumë në stërvitje, derisa ka zhvilluar vetëm 23 minuta në fushë nën urdhrat e Nuno Espirito Santos.

Spurs janë të hapur edhe për largimin në formë huazimi me opsion blerje, praktikisht në afatin dimëror./Lajmi.net/