Conte kërkon diçka tjetër, nuk mjafton fitimi i trofeve për të vazhduar tutje

Trajneri i Interit, Antonio Conte thuhet se dëshiron garanci nga Suning përpara sezonit të ardhshëm.

Sport

06/05/2021 11:09

Trajneri i Nerazzurrit është interesuar për të ardhmen e tij në Giuseppe Meazza, kjo pasi kontrata e tij skadon në qershor të 2022, transmeton lajmi.net.

Conte i dha fund dominimit të Bianconerëve në Itali duke ndihmuar Interin të fitojnë Scudetton e tyre pas 11 viteve, por raportimet në Itali pretendojnë se trajneri mund të mos qëndrojë për sezonin e ardhshëm.

Ai deklaroi se do të vendosë për të ardhmen e tij kur të vijë koha e duhur: “Le ta shijojmë këtë moment, do të ketë kohë për të biseduar së bashku, me Presidentin dhe drejtorët, për të zgjedhur rrugën për Interin.”

Drejtuesit e klubit dhe Conte do të takohen për të vendosur përfundimisht të ardhmen e teknikut italian, raporton Tuttosport./Lajmi.net/