Conte i zhgënjyer me tifozët e Interit

Antonio Conte u ka bërë thirrje tifozëve të Interit që të mbështesin skuadrën e tij, dhe se ishte i zhgënjyer kur dëgjoi vërshëllimat e tifozëve në barazimin 0-0 të premten kundër Romës.

Sport

07/12/2019 09:22

Inter kishte marrë kreun e Serie A falë fitores 2:1 kundër Spal, duke shfrytëzuar barazimin 2:2 të Juventusit me Sassuolon.

Ata mund të humbasin kreun sot, nëse Juventus fiton në ‘Olimpico’ kundër Lazios.

“Tifozët duhet të na mbështesin dhe të na ndihmojnë, siç po bëjnë, sepse është një moment  kur kemi nevojë për mbështetjen e tyre”, ka deklaruar Conte, përcjell lajmi.net.

“Më erdhi keq për të dëgjuar disa vërshëllima gjatë lojës. Kjo nuk është e mirë, ne kemi nevojë për të gjithë”.

“Ata duhet të na mbështesin dhe nuk duhet të vërshëllejnë në gabimin e parë”.

“Nuk është e lehtë të luash në San Siro, shumë nga djemtë janë të rinj, të gjithë kanë nevojë për ndihmë”./Lajmi.net/