Conte i kënaqur me Inter: Ishte kundërpërgjigja që dëshiroja

Inter ka shënuar mbrëmë një fitore me përmbysje, në ndeshjen kundër Verona.

Sport

10/11/2019 11:52

Skuadra e Antonio Conte arriti të fitonte me rezultatin 2:1, falë golave të Vecino e Barella.

Pas ndeshjes, Conte është shprehur i lumtur me reagimin e skuadrës së tij, duke thënë se ishte pikërisht ajo që kërkonte nga lojtarët e tij.

“Djemtë po bëjnë një punë të mirë, pasi 31 pikë në 12 ndeshje është një arritje e mirë” ka thënë Conte fillimisht.

“Ishte një reagim i mirë pas ndeshjes së Dortmund, përkundër faktit se luajtëm ndaj një skuadre që mbrohet mirë dhe ishim në disavantazh. Mbajtëm durimin dhe kishim besim” ishin fjalët e italianit.

Inter mban përkohësisht kreun e tabelës në Serie A, së paku deri në ndeshjen që luhet sonte mes Juventus dhe Milan. /Lajmi.net/