Conte flet më në fund për të ardhmen e tij

Antonio Conte ka konfirmuar se do të rikthehet në futboll në sezonin tjetër, tek një klub me një projekt që do ta bind atë.

Sport

18/04/2019 11:50

Trajneri italian është i papunë që pas largimit nga Chelsea verën e kaluar, me Interin Romën dhe Milanin që interesohen për shërbimet e tij.

Ish trajneri i Kombëtares së Italisë, po ashtu është përmendur si një kandidat potencial për të marrë drejtimin e Real Madridit, kur pozita e trajnerit te kjo skuadër ishte vakante.

“Unë ende nuk e di se ku do të shkojë”, ka deklaruar Conte, përcjell ‘lajmi.net’.

“Por sigurisht që unë do të zgjedh një ekip që ka një projekt që më bind mua”.

Conte gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe Juventusin, me të cilën skuadër ka fituar tre tituj të Serie A./Lajmi.net/