Conte është si Mourinho

Lele Oriali ka thënë se trajneri i ri i Italisë, Antonio Conte ka tipare të njëjta me trajnerin e Chelseas, Jose Mourinhon.

Sport

05/09/2014 17:38

Oriali ka punuar me Jose Mourinhos, gjatë kohës kur trajneri portugez ishte në krye të skuadrës Nerazzure.

“ Çdo person është më ndryshe se tjetri, por një gjë e cila i ‘bashkon’ trajnerët është dëshira për punë”.

“Conte është shumë më shumë se një trajner. Ai nuk ndalet asnjëherë dhe e shikon çdo herë skuadrën e tij”.

“Ai kujdeset shumë në stërvitje. Conte ma kujton Jose Mourinhon. Para ndonjë ndeshjeje të Ligës së Kampionëve, ai  çdo herë e shikon kundërshtarin e tij nga afër”, tha Oriali.