Conte: Eriksen mund të përmirësohet akoma

Antonio Conte ka dhënë disa komente lidhur me Christian Eriksen.

Sport

20/02/2020 23:57

Eriksen ka regjistruar një paraqitje mjaft të mirë sonte, në ndeshjen kundër Ludogorets.

Mesfushori danez ia arriti të shënonte golin e parë me fanellën e Inter, në fitoren 0:2 të skuadrës së tij.

Pas kësaj paraqitje të mirë të ish anëtarit të Tottenham, Conte nuk ka kursyer lëvdatat, madje duke thënë se pret akoma më shumë nga lojtari.

“Ai bëri mirë sonte, por ka akoma punë për të bërë dhe mendoj se ai mund të bëjë shumë, shumë më mirë” ka thënë Conte për Eriksen, transmeton lajmi.net.

“Jam i lumtur për golin e tij, pasi ajo ndikon në vetbesim te lojtari, por ai duhet të rigjej tempon dhe intensitetin” shtoi trajneri italian.

Eriksen i është bashkuar skuadrës së Inter gjatë merkatos së janarit, dhe akoma nuk është përshtatur krejtësisht në lojën e ‘Zikaltërve’. /Lajmi.net/