Conte e pranon ofertën e skuadrës së madhe evropiane

Bayern Munich duket se do t’i ndajë rrugët me Niko Kovac në fund të sezonit.

Sport

16/04/2019 11:43

Niko Kovac arriti ta rikthente Bayern Munichun në pozitën e parë në Bundesligë, mirëpo u eliminua nga Liverpool në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane nuk ka besim në trajnerin kroat, andaj do ta shkarkojë me të përfunduar ky sezon, përcjell lajmi.net.

Sipas mediave në Gjermani, Antonio Conte pritet të jetë trajneri i ri i Bayern Munichut.

Trajneri italian është aktualisht i papunë, pas shkarkimit nga Chelsea në verën e kaluar.

Conte është i gatshëm të rikthehet në futboll, gjersa kërkohet edhe nga Roma e Inter. /Lajmi.net/