Conte e dëshiron N’Golo Kanten te Tottenham
N’Golo Kante mund të kalojë në një pjesë tjetër të Londrës. Lojtari i Chelsea, N’Golo Kante është një nga emrat që është në listën e dëshirave të Antonio Conte. Trajneri i Tottenham Hotspur e vlerëson lart mesfushorin francez dhe ka interesim për një nënshkrim me të. Conte dëshiron ta transferojë Kante si lojtar të lirë,…

Sport
N’Golo Kante mund të kalojë në një pjesë tjetër të Londrës.
Lojtari i Chelsea, N’Golo Kante është një nga emrat që është në listën e dëshirave të Antonio Conte.
Trajneri i Tottenham Hotspur e vlerëson lart mesfushorin francez dhe ka interesim për një nënshkrim me të.
Conte dëshiron ta transferojë Kante si lojtar të lirë, gjatë merkatos së verës, përcjell lajmi.net.
Ylli francez vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta te Chelsea, pasi vuan nga një lëndim.
Kontrata e Kante te Chelsea skadon në fund të sezonit. Mbetet të shihet nëse lojtari do të rinovojë me ‘Blutë’ ose do të shqyrtojë opsionet tjera. /Lajmi.net/