Conte dhe Inter negociojnë strategjinë e largimit

Trajneri Antonio Conte nuk është i bindur nga planet e Interit dhe thuhet se ka vendosur të ndërpres kontratën.

Sport

26/05/2021 12:05

Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri është afër të ndërpres kontratën dhe pastaj të thotë lamtumirën, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Interit, Steven Zhang ka planifikuar të zbres pagat e lojtarëve për 15 për qind, si dhe të shesë disa nga yjet kryesorë që të fitojnë rreth 90 milionë euro.

Tekniku italian është gjithmonë e më pak i bindur, andaj edhe ka vendosur të largohet.

Avokati Angelo Capellini është duke negociuar me Interin që dy ditë në mënyrë që të ndërpres kontratën.

Inter është duke shikuar mundësinë që Massimiliano Allegri të jetë pasuesi i Contes në “Giuseppe Meazza”.

Ndërkohë, Tottenham dhe Real Madrid kanë shprehur interesim për shërbimet e Contes./Lajmi.net/