Conte dëshiron dyshen e Romës tek Inter

Skuadra e Inter po përgatitet për negociata me Romën, për dy yjet që luajnë në ‘Stadio Olimpico’.

Sport

09/06/2019 13:16

Inter po shpresojnë që të arrijnë një marrëveshje me Edin Dzeko dhe Aleksandar Kolarov, duke ofruar para plus lojtar.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, është Antonio Conte ai që dëshiron të transferojë dyshen nga Roma, transmeton lajmi.net.

Edhe Dzeko edhe Kolarov janë duke u futur në vitin e tyre të fundit të kontratës me Romën.

Boshnjaku vlerësohet me 13 milionë euro, kurse veterani serb do të vinte vetëm si pjesë e marrëveshjes, ku Inter do të mund të ofronte Davide Merola.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Inter dhe Roma do të mund të pajtoheshin për 10 milionë euro para të gatshme dhe shërbimet e Merolas, në shkëmbim të Dzeko – Kolarov. /Lajmi.net/