Conor McGregor zbulon datën e kthimit në tetëkëndësh

Përmes një cicërime në Twitter, Conor McGregor e ka zbuluar datën se kur do të kthehet në tetëkëndësh.

Sport

16/09/2019 21:49

Ish-kampioni i peshave të lehta në UFC nuk e ka futur këmbën në tetëkëndësh që nga humbja e tij nga Khabib Nurmagomedov tetorin e kaluar, dhe ai njoftoi pensionimin e tij nga artet marciale të përziera në muajin mars.

Por rikthimi i tij u përfol shumë javët e fundit që nga një intervistë me ESPN në gusht në të cilën ai tha se ai “do të kërkonte” një luftë për “fundin e vitit”, përcjell lajmi.net.

Tani, megjithatë, duket se 31-vjeçari po përgatit rikthimin afër shtëpisë së tij.

“Dublin, 14 dhjetor”, shkroi ai në Twitter të hënën. /Lajmi.net/