Conor McGregor në depresion? Irlandezi bëri një postim të cilin e fshiu menjëherë nga ‘Twitter’

Conor McGregor ka shqetësuar tifozët e UFC me një postim në ‘Twitter’.

Sport

14/09/2020 19:15

McGregor thuhet se mund të jetë në gjendje të rëndë mentale, pas fjalëve të fundit që u panë në llogarinë e tij në rrjetin social në ‘Twitter’.

“Unë nuk mund të vazhdoj në këtë mënyrë”, ka shkruar McGregor, transmeton lajmi.net.

“Jam i shkatërruar këtu”, ishin fjalët e irlandezit.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse do të ketë ndonjë të re tjetër nga McGregor. /Lajmi.net/