Conference League, UEFA: Fillon shitja e biletave për finalen e Tiranës – mësohen çmimet

Tirana do të jetë nikoqire e finales së Conference League.

Sport

10/05/2022 13:15

Kompeticioni i tretë më i rëndësishëm në futbollin evropian për klube (ndërkombëtar), Conference League ka arritur në fazën finale.

Roma dhe Feyenoord do të përballen në finalen e Conference League, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

UEFA ka njoftuar se biletat për ndeshjen në ‘Air Albania’ kanë dalë në shitje.

“Në orën 12:00 në faqen e UEFA-s është hapur shitja falas e biletave për ndeshjen Roma-Feyenoord, finalja e Ligës së Konferencës. Do të jenë vetëm 8500 bileta në dispozicion duke pasur parasysh kapacitetin e reduktuar të stadiumit “Air Albania” në Tiranë. Këto janë çmimet zyrtare për biletat e vëna në dispozicion nga UEFA: Kategoria 4: 25 €, Kategoria 3: 45 €, Kategoria 2: 85 €, Kategoria 1: 125 €”, thuhet në njoftimin e UEFA-së.

Ndeshja do të luhet më 25 maj (pas 15 ditësh). /Lajmi.net/