Coman: Më vjen keq për PSG-në

Bayern Munich ka fituar për të gjashtën herë në histori të klubit titullin e Ligës së Kampionëve.

Sport

24/08/2020 23:55

Ishte një gol i Kingsley Coman në minutën e 59’, që vendosi fatin e kësaj finale të zhvilluar në Lisbonë, pa praninë e tifozëve.

Lojtari u deklarua i kënaqur për suksesin e tij me Bayern, por ndjeu edhe keqardhje për ish skuadrën e tij, PSG.

“Sigurisht që jam i kënaqur, ishte një ndjenjë e mahnitshme. Por më duhet të them se ndjej keqardhje për PSG-në sepse ata ishin ekip fantastik”, ka deklaruar Coman.

“Unë jam 100 për qind me kokë te Bayern, por unë e dua PSG-në.

Heroi i Bayernit u lind në Paris, dhe në moshën tetë vjeçare iu bashkua PSG-së, para se në vitin 2014 të transferohej te Juventus./Lajmi.net/