Çollaku: Thaçi president, fakt i kryer

Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur edhe për procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit, duke shprehur bindjen e tij se Hashim Thaçi e ka mbështetjen, por edhe bagazhin për të qenë ai i pari i shtetit.

Lajme

05/02/2016 21:16

“Zgjedhja e Hashim Thaçit president i vendit është fakt i kryer. Më në fund Kosova për president do ta ketë një figurë që peshon rëndë”, ka thwnw ai nw Klan Kosova.

“Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e përkrahë Thaçin për president, veç dy tre individëve – si edhe Lista Serbe”, tha Çollaku.

“Ndërkombëtarët nuk ndërhyjnë në zgjedhjen e presidentit të vendit. Por edhe nga ana jonë do të ishte e turpshme që kurdo që kemi probleme të drejtohemi nga ata për të gjetur zgjidhje”, tha ai.