Çollaku: Jam i zhgënjyer me Sllovakinë

(E plotësuar) Duke folur për votimin në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s, ku Kosova për tre vota nuk arriti të bëhet anëtare e kësaj organizate të OKB-së, Çollaku tha se procedura e votimit të djeshëm u shndërrua “në një betejë politike”.

Lajme

10/11/2015 21:14

“Hedhja e peshqirit të bardhë në momentin e votimit për UNESCO do të ishte humbje më e madhe se ajo që ndodhi dje”.

“Unë do të doja të ishte lojë, fatkeqësisht nuk ka qenë fare lojë. Dje, shumica e shteteve të rruzullit ishin të pranishëm në atë mbledhje. Befasisht ajo procedurë u shndërrua në një betejë politike”.

Çollaku thotë se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është i pashmangshëm, ndërkaq tregon se është zhgënjyer nga votimi i Sllovakisë.

“Kosovën e penguan vetëm përkohësisht, sepse anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, dhe në të gjitha organizatat tjera është i pashmangshëm”.

“Mendoj se shtetet kryesore të BE-së, kanë qenë përkrahës të Kosovës në këtë rrugëtim tonin drejt UNESCO-s”.

“Serbia nuk mund të bëjë diçka tjetër në Bruksel dhe diçka tjetër në Paris apo Nju Jork”

“Jam i zhgënjyer me arsyetimin e Sllovakisë”.

“Është e palogjikshme që një shtet të pajtohet me ecjen e Kosovës drejt BE-së, është pajtuar me nënshkrimin e MSA-së, ndërsa voton kundër në UNESCO”, thotë Çollaku.

“Ne do të jemi shumë më të zëshëm në raport me BE-në, t’ua bëjmë të qartë atyre që Serbia nuk mund të vazhdojë me standarde të dyfishta”./lajmi.net

———————————————-

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku thotë se në raportin që pritet të vijë për liberalizimin e vizave, do të bëhet e qartë se “Kosova ka plotësuar kushtet”.

Këto komente ai i bëri në emisionin Zona B në Klan Kosova, përcjellë lajmi.net.

“Raporti i progresit nuk e prek raportin e liberalizimit të vizave, i cili pritet të dalë në fund të dhjetorit”.

“Fundi i këtij viti do ta tregojë qartë se sa i ka plotësuar kushtet Kosova për liberalizimin e vizave”.

“Ne i kemi marrë të gjitha masat, dhe kemi punuar shumë këto 3 vite të fundit që t’i plotësojmë edhe ato kritere të paplotësuara për liberalizimin e vizave”.

“Nga momenti i dhënies së rekomandimit, nuk shkojnë më shumë se gjashtë muaj para procedurës së vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian”, tha ministri Çollaku.