Çollaku për liberalizimin e vizave: Na kanë mbetur edhe dy kritere të papërmbushura

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka thënë se janë përmbushur gjashtë nga tetë kriteret e mbetura për liberailzimin e vizave, derisa ka raportuar pranë Qeverisë lidhur me këtë çështje.

Lajme

05/02/2016 10:00

Kriteret e papërmbushura sipas tij, janë kërkesat e paraqitura enkas për Kosovën që më parë s `kanë qenë, të cilat janë  Demakaracioni i kufirit me Malin e Zi dhe objekti i Avokatit të Popullit.

“Për Zyrën e Avokatit presim që të dyja palët të jenë të arsyeshme dhe të mos ketë presioni mbi asnjërën palë” ka theksuar ai, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, sa i përket Demarkacionit, Ministri i Integrimit Evropian deklaroi se kjo çështje nuk është pengesë për marrjen e rekomandimit për vizat.