Çollaku: Kosovarët do t’i festojnë fitoret në Francë – pa viza
Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, u ka premtuar tifozëve kosovarë se do t’ju mundësohet që të udhëtojnë për t’i parë ndeshjet e Kampionatit Evropian pa viza.

Lajme
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Qeveria e Kosovës s’do të ndalojë së punuari që fitoret të festohen bashkë me kombëtaren në Francë.
“Urime nga shpirti për kombëtaren e Shqipërisë e cila për herë të parë kualifikohet për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Francë 2016. Tifozëve në Kosovë u premtoj se nuk do ndalemi së punuari që ata të udhëtojnë pa viza dhe t’i festojnë fitoret bashkë me Kombëtaren në Francë në 2016. Lëvizja pa viza merr kuptim edhe me të madh, sepse edhe sportistët e Kosovës tanimë i kanë dyert e hapura në sportin ndërkombëtar. Shumë shpejt Kosova do jetë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s”, ka thënë ai.