Cole Palmer rrëfen takimin me Donald Trump pas finales: Më tha që djali i tij është tifozi im më i madh

Pas një performance brilante në finalen e Kupës së Botës për Klube, mes Chelseat dhe PSG-së, që përfundoi me rezultat të pastër 3:0 në favor të londinezëve, Cole Palmer u shpall lojtari më i mirë i kompeticionit. Surpriza nuk mbaroi aty për mesfushorin anglez. Çmimi iu dorëzua nga ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili…

Sport

17/07/2025 18:23

Pas një performance brilante në finalen e Kupës së Botës për Klube, mes Chelseat dhe PSG-së, që përfundoi me rezultat të pastër 3:0 në favor të londinezëve, Cole Palmer u shpall lojtari më i mirë i kompeticionit.

Surpriza nuk mbaroi aty për mesfushorin anglez. Çmimi iu dorëzua nga ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur finalen, transmeton lajmi.net

Në një intervistë pas ndeshjes, Palmer rrëfeu një moment të pazakontë me Trumpin:

“Kur Donald Trump ma dha çmimin, më tha: ‘Djali im është tifozi yt më i madh’… Nuk e mbaj mend mirë çfarë i thashë. Mendoj se vetëm thashë: ‘Faleminderit’.”

Takimi mes Palmer dhe Trumpit ka marrë vëmendje të gjerë në rrjetet sociale, si për praninë e papritur të ish-presidentit amerikan në një ngjarje sportive ndërkombëtare, ashtu edhe për mënyrën e papërmbajtur me të cilën ai shprehu simpatinë për yllin e ri të Chelseat.

Finalja u zhvillua në atmosferë madhështore dhe fitorja e thellë e Chelseat, e udhëhequr nga Palmer, e vulosi suksesin e skuadrës në këtë kompeticion prestigjioz./lajmi.net/