Cole ngacmon Arsenalin

Mbrojtësi i Chelseas, Ashley Cole duket se ngacmoi ish skuadrën e tij Arsenal me një postim në Twitter derisa ata ishin duke u turpëruar në Stamford Bridge. Blues shënuan fitore 6:0, pasi ishin në avantazh prej katër golash pas përfundimit të pjesës së parë. Cole i lënduar, i cili urrehet nga tifozët e Arsenalit pasi…

Sport

22/03/2014 18:11

Mbrojtësi i Chelseas, Ashley Cole duket se ngacmoi ish skuadrën e tij Arsenal me një postim në Twitter derisa ata ishin duke u turpëruar në Stamford Bridge.

Blues shënuan fitore 6:0, pasi ishin në avantazh prej katër golash pas përfundimit të pjesës së parë.

Cole i lënduar, i cili urrehet nga tifozët e Arsenalit pasi u largua nga klubi duke iu bashkuar rivalit të qytetit, publikoi një fotografi ngacmuese në rrjetin social Twitter.

Mbrojtësi bëri me shenj me gisht duke aluduar në rezultat, para se të shtonte një koment: “Duke u kënaqur me ndeshjen”. Postimi i tij hidhëroi tifozët e Arsenalit, që filluan t’i kundërpërgjigjen.

Por, duke pasur parasysh se skuadra e tij është shumë pranë titullit të kampionit, vështirë se është brengosur për to.