Coldplay me interpretim të mahnitshëm në hapjen e ceremonisë “Brit Awards 2021”

Coldplay e hapi në mënyrën më të mirë ngjarjen e sotme.

ShowBiz

11/05/2021 23:22

Një nga ngjarjet më të mëdha në industrinë e muzikës “Brit Awards” është organizuar sonte (e martë) në Londër, shkruan lajmi.net.

Ceremoninë e sontme vendosi ta hapë Coldplay, i cili dhuroi performancë mahnitëse për publikun.

“Higher Power” ishte kënga që grupi me frontmenin Chris Martin vendosën që ta interpretojnë në event.

Coldplay kënduan pas një kohe të gjatë para një publiku, për shkak të pauzës që ua shkaktoi pandemia COVID-19.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BRITs (@brits)

Ngjarja e sontme u organizua në O2 Arena në Londër, ku me masa të reja u lejuan 4000 persona në publik. /Lajmi.net/