Coentrao shumë pranë PSG-s

Fabio Coentrao është shumë pranë transferimit të tij në formë huazimi te skuadra franceze, PSG.

Sport

24/08/2015 09:49

Në Francë ka filluar të raportohet se Coentrao tashmë është lojtar i ri i skuadrës së PSG-s.

Le Parisien shkruan se portugezi do të arrijë te PSG në formë huazimi për një sezon.

Ky transferim do të ndodhë sepse lojtari i PSG-s, Lucas Digne është shumë pranë kalimit të tij te Roma.