Coentrao largohet në janar
Mbrojtësi i majtë, Fabio Coentrao, do të largohet nga Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk zë vend në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.
Sport
Fabio Coentrao do të largohet nga Real Madrid, menjëherë pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.
Mbrojtësi i majtë i aktivizuar pak deri më tani gjatë këtij sezoni nga trajneri Carlo Ancelotti, nuk duket të jetë në planet e strategut italian.
Andaj, sipas portalit spanjoll “Fichajes.net”, reprezentuesi portugez do të largohet nga Santiago Bernabeu, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Coentrao spekulohet se kërkohet nga një numër i madh klubesh përfshirë Juventusin e Romën në Serie A, Manchester Unitedin në Premierligë dhe kampionin e Ligue 1, Paris Saint-Germain.