Coca-Cola së shpejti në dispozicion edhe si pije alkoolike

Përveç se si pije e gazuar, Coca Cola do lansojë versionin alkoolik, në bashkëpunim me gjigantin e birrës Molson Coors Beverage.

Fun

29/09/2020 21:57

Lansimi, i planifikuar për vitin tjetër, do t’i ndihmojë Coca-Cola’s të depërtojë në tregun e pijeve alkoolike, si dhe të zgjerojë trengu përtej Amerikës Latine, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Molson Coors tha të martën se do të fillonte shpërndarjen e pijës në gjysmën e parë të vitit 2021.

Pija me pak kalori do të konkurrojë me pijet e njohura White Claw si dhe seltzerë të tjerë nga kompanitë si Anheuser Busch Inbev NV ABI.BR. /Lajmi.net/