CNN shkruan për Albin Tahirin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në Olimpiadën Dimërore

"Edhe nëse nuk ju pëlqen, duhet ta bëni. Më pëlqen që e kanë marrë kaq seriozisht dhe janë krenarë”, ka thënë ai për CNN Sport.

Sport

23/02/2018 10:35

CNN shkruan se me papunësinë e madhe te të rinjtë dhe korrupsionin në vend dhe problemet e vazhdueshme me Serbinë, Kosova ka pak arsye për të festuar. Megjithatë, shton se Tahiri i ka dhënë popullit kënaqësi.

“Ata janë shumë të interesuar për mua, po më thërrasin vazhdimisht, më shkruajnë, shumë gazetarë. Sapo kam arritur i lodhur nga qendra e ushtrimeve dhe duhet të pushoj, por kam intervista. Edhe nëse nuk ju pëlqen, duhet ta bëni. Më pëlqen që e kanë marrë kaq seriozisht dhe janë krenarë”, ka thënë ai për CNN Sport.

Ai thotë se është nder që garon për Kosovën, por edhe ka stres. Tahiri sot mbylli aventurën e tij duke përfunduar të gjitha garat me sukses. Ai ka shtuar se pret mikpritje të ngrohtë në Kosovë.

“Ishte festë e madhe kur xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi të artën e parë olimpike për Kosovën në Rio. Nuk po marr të artën, por mendoj se do të ketë festë të madhe”, ka thënë ai.