CNN: Dua Lipa kaloi natën me këtë futbollist të Real Madridit

"CNN" turk ka publikuar lajmin se ajo ka kaluar natën së bashku me mesfushorin e Real Madridit, Marco Asensio.

Sport

29/05/2018 12:55

Dua Lipa këndoi para finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit.

Por, “CNN” turk ka publikuar lajmin se ajo ka kaluar natën së bashku me mesfushorin e Real Madridit, Marco Asensio.

Mediumi turk pohon se pas finales, të cilën Asensio ishte mjaft fatlum ta fitonte, Dua dhe spanjoll e kaluan natën bashkë.

“Dua Lipa dhe 22-vjeçari i Real Madridit, Marco Asensio, e kaluan natën bashkë në Kiev pas përfundimit të ndeshjes”, pohon CNN turk.

Deri më tani nuk janë publikuar fotografi ose dëshmi të mundshme për konfirmimin e lajmit. /Lajmi.net/