Çmimi Nobel për Obamën dhe BE-në i sollën shkarkimin

Thornbjorn Jagland, presidenti kontrovers i Komitetit për ndarjen e çmimit Nobel për paqe, është shkarkuar nga ky funksion me vendim pa precedent.

Bota

03/03/2015 21:25

Jagland, ish kryeministër i Novegjisë, ka qenë në thumb të kritikave që në vitin 2009, kur iu dha çmimi Nobel për paqe presidentit amerikan, Barack Obama.

Hiç më pak pluhur në opinion nuk kishte ngritur edhe vendimi i Komitetit pë Çmimin Nobel i vitit 2012, kur ky çmim iu dha Bashkimit Evropian, kurse opinioni reagoi edhe për dekorimin që ju bë disidentit kinez Liu Saoboa (2010).

Siç raporton AFP, Jagland është kthyer në rangun e anëtarit të thjeshtë të Komitetit, derisa funksionin e presidentit deri në një vendim të ri do ta ushtrojë zëvendësja Kasi Kulman Five, transmeton Indeksonline.