Çmimi mestar i miellit në Kosovë në nivelin më të lartë në dhjetë vjet

Çmimi mesatar i miellit nga gruri është dyfishuar në 10 vitet e fundit në Kosovë. Pra, çmimi për këtë produkt ushqimor vazhdon të rritet vit pas viti në vendin tonë. Kështu, çmimi për një kilogram miell gruri ka arritur në 0.81 centë në dhjetor 2024, një rritje prej 42 centë për kilogram, krahasuar me vitin…

Lajme

15/01/2025 15:40

Çmimi mesatar i miellit nga gruri është dyfishuar në 10 vitet e fundit në Kosovë.

Pra, çmimi për këtë produkt ushqimor vazhdon të rritet vit pas viti në vendin tonë. Kështu, çmimi për një kilogram miell gruri ka arritur në 0.81 centë në dhjetor 2024, një rritje prej 42 centë për kilogram, krahasuar me vitin 2014, kur ky çmim ishte vetëm 0.39 centë. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar për miell-gruri ka shkuar nga 0.39 centë në 0.81 centë për një kilogram krahasuar vitin 2014 më 2024.

Ndërsa, çmimi mesatar i bukës si produktet i miellit më 2024 sipas ASK-së ishte 0.51 centë.

Përveç produktit miell-gruri ngritje e çmimeve, është evidentuar edhe në produkte tjera të konsumit gjatë muajit dhjetor 2024. Sipas kësaj Agjencie, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.1 për qind në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0,7 për qind në muajin dhjetor 2024. Ndërsa, norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2024 është 1,6 për qind.

Ngritje e çmimeve të konsumit gjatë vitit 2024 kishin pësuar kafja, çaji dhe kakao 14.4 për qind, vajrat dhe yndyrat 9.3 për qind, shërbimet financiare 9.1 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 5.9 për qind, buka dhe drithërat 2.6 për qind.