Çmimi i unazës prej diamanti që Brooklyn Beckham ia dhuroi partneres në fejesë

E fejuara e Brooklyn Beckham, Nicola Peltz mban unazë në vlerë 250 mijë funta.

ShowBiz

15/07/2020 09:46

E fejuara e Brooklyn Beckham, Nicola Peltz ka ndarë një fotografi të afërt me unazën e saj të fejesës me gur diamanti, që ka vlerë prej 250,000 £, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

21-vjeçari i propozoi dy javë më pare me një unazë që kushton një çerek milioni, të cilën e dizajnoi vet.

Duke ndjekur hapat e prindërve të tij duke u martuar më të rinj, Brooklyn i propozoi yllit 25-vjeçar të Hollywood-it fundjavën para përvjetorit të 21-të të martesës së prindërve.

Dora e aktores u vu re në disa imazhe të ndara nga Brooklyn në Instagram, ku shfaqej pranë qenit të familjes.

Unaza e smeraldit, e fejsës së tyre, vlerësohet të ketë diamanta prej 4.5-5 karatësh.

Në një foto që e ndau pranë Brooklyn, Nicola shkruan “Dje ishte aq bukur, faleminderit shumë për foton @victoriabeckham”.

Jennifer Lopez, Amal Clooney dhe Jennifer Lawrence po ashtu kanë unazat e fejesës me smerald.

Edhe nëna e Brooklyn, Victoria, po ashtu ka disa unaza prej smeraldi, madje ai mund të jetë frymëzuar nga ajo për unazën e fejesës. /Lajmi.net/