Çmimi i naftës gati 1.60 euro për litër – A do të ketë ende rritje të çmimeve?

Çmimet e derivateve të naftës janë ngritur gjatë ditëve të fundit në Kosovë. Gazetari i lajmi.net ka realizuar disa fotografi dhe video të disa pompave të derivateve të naftës nëpër Prishtinë dhe rrethinë, duke parë kështu nga afër lëvizjen e çmimeve për litër të naftës. Marrë parasysh gjendjen në teren, tashmë çmimet kanë shkuar deri…

Lajme

21/09/2023 17:42

Çmimet e derivateve të naftës janë ngritur gjatë ditëve të fundit në Kosovë.

Gazetari i lajmi.net ka realizuar disa fotografi dhe video të disa pompave të derivateve të naftës nëpër Prishtinë dhe rrethinë, duke parë kështu nga afër lëvizjen e çmimeve për litër të naftës.


Marrë parasysh gjendjen në teren, tashmë çmimet kanë shkuar deri në 1.58 euro për litër të naftës, teksa në Maqedoninë e Veriut, çmimi për një litër naftë është 86 denarë, ose 1.40 euro – rrjedhimisht 0.20 euro më pak sesa në Kosovë.

Për këtë arsye, gazetari ka telefonuar edhe kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, e i njëjti ka shpjeguar edhe arsyen pse çmimet në Maqedoninë e Veriut janë më të vogla.

I njëjti ka folur edhe për arsyen e ngritjes së çmimeve të derivateve në Kosovë, si dhe nëse pritet të ketë rritje të tjera në të ardhmen e afërt. /Lajmi.net/