Çmimi i duhur për ruajtjen e klimës tonë

Kur udhëheqësit botëror të mblidhen këtë javë në Paris për Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, detyra e tyre do të jetë arritja e një marrëveshjeje globale për reduktimin e emetimit të gazrave të dëmshme.

Opinion

01/12/2015 10:34

Një përfundim i suksesshëm, do të demonstronte se vendet mund të punojnë së bashku për të mirën e planetit, dhe do të dërgonin një mesazh të fuqishëm shprese, botës dhe popullit të Parisit, që vazhdojnë të qëndrojnë të papërkulur edhe pas sulmeve të fundit terroriste.

Zotimet për klimën do të bëhen në bazë të Përcaktimit Kombëtar në Nivel të Kontributeve (INDDC), ose përmes angazhimeve për reduktimin e emetimeve në gjithë botën. Unë besoj se çmimi i emetimeve duhet të jetë në qendër të këtyre zotimeve.

Arritja e rënies së emetimit të gazrave të dëmshme në koston më të ulët të mundshme, kërkon revolucion në përdorimin e energjisë dhe prodhimit. Rritja e besueshme dhe e parashikueshme graduale tek çmimet e energjisë, do të siguronin stimuj të fortë për konsumatorët të reduktojnë faturat e energjisë. Në të njëjtën kohë, çmimi i duhur i karbonit do të mundësojë një tranzicion të qetë larg nga lëndët fosile djegëse, duke inkurajuar kështu investime në risi teknologjike.

Kjo është arsyeja pse stafi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, kanë rekomanduar një strategji tre pjesëshe mbi karbonin e naftës: ‘rregullojeni një çmim të drejtë, taksoni në mënyrë të zgjuar dhe bëjeni tani”. Secili komponent është thelbësor.

Së pari, përcaktimi i një çmimi të drejtë për lëndët fosile djegëse, do të thotë marrja parasysh e kostove të tyre të vërteta mjedisore. Çmimet duhen të kalojnë për ti dhënë fund kostos së plotë të përdoruesit jo vetëm për prodhim dhe blerje, por edhe për dëme – përfshirë ndotjen e ajrit dhe ndryshimet klimatike – të shkaktuara nga mbështetja intensive në lëndët fosile djegëse. Një çmim më i drejtë i karbonit do të nxiste kursimin e energjisë, dhe do të rriste kërkesën për lëndë më të pastra djegëse dhe “investime “të gjelbra”.

Së dyti, ndryshimi i nevojshëm në çmime do të arrihet duke tatuar energjinë, dhe duke përdorur mjete që janë praktike dhe efikase. Opsioni më i mirë është ndërtimi i tatimit të karbonit në taksa ekzistuese të karburantit, duke aplikuar taksa të ngjashme në qymyr, gaz natyror dhe produkte tjera të naftës.

Implikimet e të hyrave do të ishin të rëndësishme. Nëse vendet me emetimin më të madh planifikojnë të imponojnë çmimet e karbonit për 30 dollarë për ton të CO2, ato do të mund të gjeneronin të ardhura fiskale në një shumë prej rreth 1% të GDP-së së tyre. Këto të ardhura mund të përdoren për menaxhimin e barrës së përgjithshme fiskale të veprimit të klimës, si dhe për financimin e shkurtimit të taksave mbi punën dhe kapitalin që shtrembëron aktivitetin ekonomik dhe dëmton rritjen, ose redukton deficitin ku është i nevojshëm.

Me pak fjalë, çmimi i karbonit ka të bëj me taksat “e mençura” e jo me taksat e larta. Taksat e mençura duhen rregulluar me faza në mënyrë graduale, me qëllim që ti japin kohë të mjaftueshme familjeve dhe firmave që të përshtaten me teknologjitë e reja. Rregullimi dhe përshtatja graduale është veçanërisht e rëndësishme për ekonomitë në zhvillim, shumë prej të cilave japin pak kontribut për emetimet globale. Koha mund të jetë e nevojshme, në shumë raste, siguron se rrjetat e sigurisë sociale janë në vend për të mbrojtur familjet me të ardhurat e ulëta, dhe se aty janë për të ofruar programe të rikualifikimit të punëtore në industrinë e energjisë intensive. Kjo qasje do të lejonte gjithashtu investime të klimës që të financohen përmes flukseve të kapitalit privat.

Së treti, nuk ka kohë për tu humbur: politikëbërësit duhet të veprojnë menjëherë. Duke pasur parasysh rënien e çmimeve të energjisë, kurrë nuk ka qenë koha më e mirë për të ndërmarrë tranzicionin drejt zgjuarsisë, të besueshme dhe efektive të çmimeve të karbonit. Apo mos duhet vendet të presin që të tjerët të lëvizin së pari. Puna në FMN, ka treguar se si një sasi e konsiderueshme e çmimeve të karbonit është në interesin kombëtar të shumë vendeve – madje duke injoruar efektet negative klimatike në vendet e tjera – sepse kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve të mëdha mjedisore të vendit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja e ajrit në natyrë shkakton më shumë se tre milionë vdekje të parakohshme në vit. Dhe kështu veprimet e hershme janë të domosdoshme, për të shmangur nevojën për më shumë përpjekje të mëvonshme dhe të kushtueshme.

Përpara samitit të Parisit, më shumë se 160 vende kanë paraqitur premtimet zbutëse të emetimeve. Duke zbatuar këto angazhime, vendet do të reduktojnë ndjeshëm ngrohjen e ardhshme globale.

Sfida e tanishme është ofrimi i këtyre premtimeve. Kjo edhe është arsyeja pse ne kemi nevojë për një shtytje të bashkërenduar për çmimet e karbonit. Në Paris, një grup i zgjedhur i liderëve të cilët janë kampionë të vërtetë të çmimeve të karbonit, do të bëjnë thirrje për një veprim të tillë. Paneli i çmimit të karbonit, i udhëhequr nga FMN-ja dhe Banka Botërore, do të rrisin tutje vrullin e politikave në nivel kombëtar, rajonal dhe komunal.

Përveç përpjekjeve të sektorit publik, ne gjithashtu duhet të angazhojmë fuqishëm institucionet financiare dhe tregjet. Instrumente të tilla mbrojtëse të ashtuquajtura si obligacione katastrofike, mund të ndihmojnë në sigurimin kundër rritjes së rrezikut që vjen nga fatkeqësitë natyrore. Instrumente të tjera financiare, siç janë indekset e aksioneve të “gjelbra” dhe obligacionet e “gjelbra”, mund të ndihmojnë në rilokimin e investimeve në sektorë që mbështesin rritjen e qëndrueshme për mjedisin. Edhe çmimet e karbonit që janë të paparashikueshme dhe mjaft të larta, do të jenë thelbësore për të drejtuar zgjedhjen e investimeve.

Christine Lagarde është drejtoreshë menaxhuese e FMN-së. /lajmi.net