‘Çmenduria’ e PSG: Ja sa para kërkuan për Neymarin

Është zbuluar shuma e kërkuar nga PSG, për Neymar.

Sport

02/09/2019 18:24

Ylli brazilian, Neymar JR, gjatë gjithë merkatos është lidhur me një rikthim të mundshëm në ‘Camp Nou’, lëvizje kjo që nuk ndodhi.

Arsyeja e dështimit për këtë rikthim, duket të ketë qenë shuma e kërkuar nga PSG, pasi dihet se lojtari ishte pajtuar për këtë lëvizje.

‘Le Parisien’ shkruan se PSG ka kërkuar plot 300 milionë euro për të liruar brazilianin, transmeton lajmi.net.

Ishte presidenti i skuadrës parisiene, Nasser Al – Khelaifi ai që kishte telefonuar bordin drejtues për të caktuar çmimin.

Zyrtarët e PSG e dinin se Barcelona nuk mund ta kapte këtë çmim. /Lajmi.net/