Çmenduri – Real Madrid do t’i paguajë 72 milionë euro për kartonin e Endrick

Real Madrid janë gati të bëjnë një lëvizje të madhe. Skuadra e Real Madrid ka identifikuar një sulmues për të ardhmen, te skuadra e Palmeiras. ‘Los Blancos’ janë të mahnitur nga paraqitjet e 16-vjeçari Endrick, dhe janë gati t’i paguajnë skuadrës së Palmeiras rreth 72 milionë euro, përcjell lajmi.net. Real Madrid megjithatë nuk do të…

Sport

08/12/2022 13:11

Real Madrid janë gati të bëjnë një lëvizje të madhe.

Skuadra e Real Madrid ka identifikuar një sulmues për të ardhmen, te skuadra e Palmeiras.

‘Los Blancos’ janë të mahnitur nga paraqitjet e 16-vjeçari Endrick, dhe janë gati t’i paguajnë skuadrës së Palmeiras rreth 72 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Real Madrid megjithatë nuk do të mund ta kompletojnë transferimin e tij deri në korrik të vitit 2024.

Kjo për arsye sepse deri atëherë, lojtari do të jetë nën 18-vjeçar dhe nuk mund të ndryshojë ligën.

Gjithsesi, madrilenët po përkujdesën që të kenë garën e fituar, për periudhën kur ai plotëson kriteret për të finalizuar marrëveshjen. /Lajmi.net/