“Çmenduri” nga skuadra e Superligës, prezanton 10 transferime!

Ferizaj është bërë gati për Superligë, jo për titull, por tashmë ka një skuadër të fortë.

Sport

08/08/2018 21:41

Klubi sot ka prezantuar shtatë përforcime të reja dhe tri që i kishte bërë më herët.

Përforcime ka edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia.

“Sot skuadra jonë ka prezantuar 10 përforcimet e reja në klubin tonë të cilët janë duke marrë pjesë në stërvitje, ku trajneri i klubit, Afrim Tovërlani është mjaftë i lumtur me përforcimet”, thuhet ne njoftim.

Transferimet janë:

➖ Arbër Mone (KF Lushnja)
Mbrojtës i krahut të majtë, i cili pati paraqitje të mira sezonin e kaluar.

➖ Kristi Marku (KF Lushnja)

Qendërmbrojtës. Ai pritët ti jep siguri të madhe në mbrojtje skuadrës sonë.

➖ Stefan Istatov (FK Akademija Pandev)

Portjeri nga Maqedonia pas paraqitjeve të mira sezonin e kaluar, ka bindur klubin tonë ta transferojë.

➖ Genc Hamiti (KF Drenica)

Fjalët janë të tepërta për të, cilësitë e tij dihen. Top sulmuesi vendor pritët të na ndihmojë Drejtë sukseseve në Superligë.

➖ Albert Kaqiku (KF Flamurtari)

Qendërmbrojtës stabil dhe shumë i qetë, pati paraqitje të mira në sezonin e kaluar.

➖ Granit Jashari (KF Prishtina)

Një mesfushorë cilësor dhe mjaftë kontribues në lojë.

➖ Fuad Karabegu (KF Gjilani)

Ndër mesfushorët më të mirë vendor, një futbollist me cilësi të larta.

➖ Erli Çupi (KF Kukësi)

Mesfushorë me një teknikë të përsosur, pritët të shkëlqejë edhe me klubin tonë.

➖ Florim Berbatovci (KF Llapi)

Ndër sulmuesit më të mirë në futbollin tonë, ai ishte pjesë e shumë skuadrave vendore. Ai pritët të na ndihmojë me golat e tij Drejtë sukseseve.

➖ Ervin Kaćar (FK Petrovac)

Mesfushor krahu i djathtë, me paraqitje mjaftë të mira, ku shkëlqeu sezonin e kaluar. Ai pritët të na ndihmojë mjaftë Drejtë sukseseve.