‘Çmendet’ PSG, ofron 100 milionë euro për Milinkovic – Savic

Paris Saint Germain duket se janë të gatshëm të ‘thyejnë bankën’.

Sport

03/03/2019 12:45

Kampionët e Francës po shqyrtojnë opsionin për të ofruar 100 milionë euro për yllin e Lazio, Milinkovic – Savic, transmeton lajmi.net, sipas ‘Tuttosport’, transmeton lajmi.net.

Për një kalim të mundshëm të reprezentuesit serb tek PSG është folur edhe sezonin e kaluar, por atëherë kërkoheshin 150 milionë.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka ulur pritshmëritë e tij, pasi lojtari nuk ka pasur një kampanjë aq të mirë këtë edicion.

Sergej është në kontratë me skuadërn e Lazios deri në vitin 2023, dhe për të kanë shfaqur interesim edhe Milan e Manchester United. /Lajmi.net/