‘Çmendët’ Laporta, vetëm katër lojtarë të paprekshëm te Barcelona, 18 në shitje

Barcelona është i hapur të negociojë për plotë 18 lojtarë në verë.

Sport

10/06/2021 14:22

Katalunasit kanë probleme të mëdha në anën financiare, meqenëse kanë borxhe rreth 862 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Barcelona është e fokusuar në nënshkrimin me lojtarët e rinj dhe deri me tani kanë blerë Eric Garcian dhe Sergio Agueron nga Man City.

Sidoqoftë, meqenëse një kontratë e re i është ofruar Lionel Messit, klubi i La Liga-s ka nevojë për shumë para.

Sipas Goal, shkaku i kësaj situatë, Barcelona do pranojë oferta edhe për lojtarët e ekipit të parë në muajt e ardhshëm.

Thuhet se Gerard Pique, Sergio Busquets, Jordi Alba, Clement Lenglet, Antoine Griezmann, Philippe Coutinho, Miralem Pjanic dhe Samuel Umtiti janë disa nga lojtarët që janë vendosur në shitje.

Në fakt, vetëm Messi, Ronald Araujo, Pedri dhe Frenkie de Jong janë të paprekshëm nga presidenti Joan Laporta./Lajmi.net/