‘Çmendët’ klubi i Premierligës, gati 50 milionë euro për vit për Dembelen

E ardhmja e sulmuesit së Barcelonës, Ousmane Dembele mbetet në dyshime.

Sport

28/11/2021 17:46

Francezit i skadon kontrata në verë, ndërsa është i lidhur me largimin qysh në janar, në rast që nuk rinovon, transmeton lajmi.net.

Gara për shërbimet e Dembele tashmë ka nisur dhe “Foot Mercato”, raporton se një klub nga Premierligë, emri i së cilës nuk është bërë i ditur ka kontaktuar francezin duke i ofruar 20 milionë euro për vit, plus 30 milionë euro tjera në rast që arrihen objektivat.

Prioritet për Dembelen mbetet qëndrimi në “Camp Nou”, por lojtari ia ka bërë të qartë skuadrës se do largohet nëse nuk i përmirësohet kontrata e ofruar.

Barcelona shkaku i gjendjes financiare i ka ofruar rinovim për katër vite, por me zbritje page, gjë që shihet e papranueshme për futbollistin francez.

E ardhmja e Dembeles do vuloset brenda muajve të radhës, derisa trajneri Xavi që disa herë ka thënë se shpreson që sulmuesi të rinovojë./Lajmi.net/