‘Çmendet’ këngëtarja shqiptare, i mbushet fytyra me kërminj

Çudirat në estradën shqiptare nuk kanë të ndalur.

ShowBiz

22/12/2017 11:39

Këngëtarja Era Rusi ka publikuar një fotografi shumë interesante, pasi shihej duke kryer një tretman të fytyrës, shkruan lajmi.net

Por, habia qëndron në faktin se ajo në fytyrë kishte disa kërminj që lëshonin jargë, e që është shumë e dobishme për lëkurën.

Janë të njohura kremrat e shtrenjtë që bëhen nga këto jargë, por për Erën më e shëndetshme duket se ka qenë që jarga t’i depërtoj në fytyrë drejtpërdrejt nga kërmilli.

E një hap si të saj, shumë pak njerëz do guxonin ta bënin!/Lajmi.net/

captureggg