Çmenden serbët: Majlinda e ka fituar medaljen olimpike për këtë vend

9:55 | 8 Gusht 2016

Çmenduritë në serbi pas triumtit të Majlinda Kelmendit në “Rio 2016” nuk kanë të ndalur.

Së fundmi është krijuar një faqe në rrjetin social Facebook, ku bëhet thirrje për mirëpritjen e Majlindës, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas shkrimit në faqe, xhudistja pejane e ka sjellë medaljen e artë në “zemër të Serbisë”.

Xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë olimpike për zemrën e Serbisë. 25-vjeçarja e rritur në Pejë ia solli zemrës së Serbisë medaljen e artë”, thuhet ndër tjera aty.

Triumfi i Majlindës ka bërë bujë të madhe edhe në mediat serbe, të cilat e kanë përshkruar suksesin e saj si historik.