Clippers pritet të hapin sot qendrën stërvitore

NBA po bën hapa të mirë drejt rikthimit në parket.

Sport

18/05/2020 14:02

Skuadrat e ligës më të fortë të basketbollit në botë do të fillojnë të hapin qendrat stërvitore duke fillur nga e hëna (sot, 18 maj).

Denver Nuggets, Houston Rockets e Los Angeles kanë njoftuar për rihapjen e qendrës stërvitore.

Së fundmi, kësaj liste i është bashkuar edhe skuadra tjetër nga LA, ajo e Clippers, transmeton lajmi.net.

Të gjithë lojtarët e LA Clippers kanë rezultuar negativ në testet e koronavirusit, kështu që skuadra mund të kthehet në stërvitje.

Rihapja e qendrës stërvitore do të ketë kushtet e caktuara, përfshirë numrin e limituar të lojtarëve. /Lajmi.net/