Clinton: Thaçi ishte i ri dhe i mirë me armë

Presidenti i SHBA-së në vitet 1993-2001, Bill Clinton, gjatë takimit të sotëm me presidentin Thaçi, e ka kujtuar edhe takimin e parë me të, duke thënë se ka qenë i impresionuar që Thaçi ishte kaq i ri, por i mirë me armë.

Lajme

11/06/2019 17:59

“Isha i impresionuar nga mosha e tij e re, por ishte i mirë me armë. Në anën tjetër kam qenë i mahnitur me urtësinë e tij dhe qëllimet paqësore, teksa ka qenë kryeministër dhe tani si president”, ka thënë ish-presidenti amerikan Bill Clinton, përcjell lajmi.net.

Clinton është shprehur krenar për faktin se ka qenë President i Shteteve të Bashkuara kur kosovarët kanë pasur nevojë që dikush të ngrihet dhe të kërkoi që të ndalet spastrimi etnik, të ndalet largimi i njerëzve nga shtëpitë e tyre dhe të ndalet vrasja e civilëve të pafajshëm. /Lajmi.net/