Clinton përshëndet Vuçiqin për pjesëmarrjen e tij në Srebrenicë

Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton i cili është duke qëndruar në Srebrenicë për të nderuar viktimat në përvjetorin e 20 të Masakrës së Srebrenicës, ka falënderuar kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq për, siç tha ai, guximin që ka treguar me ardhjen e tij në Potoqari, shkruan Telegrafi serb.

Lajme

11/07/2015 13:13

Clinton, i cili konsiderohet edhe si miku i madh i shqiptarëve dhe Kosovës, ka thënë se pret që njëjtë si Vuçic të veprojë edhe presidenti serb Tomislav Nikoliq, transmeton në shqip Gazeta Express.

“Si një mik unë dua ta falënderoj Kryeministrin e Serbisë, i cili ka treguar guximin për të qenë këtu”, citohet të ketë thënë Clinton, përcjell Gazeta Express, gjatë fjalimit të tij në përkujtimin e 20 vjetorit të kryerjes së krimeve Srebrenicë.