Clifford gjatë koncertit kaplohet nga zjarri (Video)
Michael Clifford këngëtari i bendit "5 Sekonds of Summer", pothuajse është djegur gjatë një koncerti në Londër.

ShowBiz
Clifford pësoi djegie të rënda të fytyrës pasi u fut në një flakë që ishte pjesë e shfaqjes piroteknike në skenë. Publiku ka xhiruar momentin kur zjarri kishte djegur Clifford-in.
Zjarrin e ka shuar me një peshqir dhe u largua nga skena, dhe ka bërë të fitur se nuk do të vazhdojë me performancën. Clifford menjëherë pas incidentit ka publikuar një foto në Twitter për ti qetësuar adhuruesit të shqetësuar, kurse fytyra e tij ishte e mbuluar me fasha.
“Çfarë po ndodhë? Më vjen keq që nuk e kam përfunduar performancën, por të paktën po dukem si Two Face. Ju falënderoj për kujdesin tuaj”, ka shkruar ai.
