Cliff pajtohet me deklaratën e Jacobson, sugjeron Bllokun të rishqyrtojë marrëveshjen

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff ka thënë se PDK-ja duhet ta ketë mundësinë e parë që ta formojë Qeverinë, dhe nëse nuk i siguron votat e nevojshme të deputetëve, atëherë kjo e drejtë duhet t’i jepet të tjerëve.

Lajme

13/11/2014 08:18

Në një invertvistë për “Zëri”, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se është skeptik nëse Vetëvendosja do të duhej të udhëhiqte dialogun, dhe se sipas tij partitë e Bllokut duhet ta rishqyrtojnë marrëveshjen.

Cliff ka kritikuar disa politikanë që siç ka thënë ai për interesa personale vazhdojnë ta zvarrisin procesin.

Madje ai pajtohet plotësisht me deklaratën e ambasadorës amerikane, Tracey Ann Jacobsson, e cila javën e kaluar qortoi liderët kosovarë për papaërgjegjësi ndaj krizës politike dhe luftës kundër fenoemeneve që shkatërrojnë shoqërinë, në veçanti nepotizmin dhe korrupsionin.

“E kam thënë edhe unë të njëjtën gjë, vetëm se nuk kam shkathtësitë e ambasadores Jacobsson në të shprehurit në shqip”, ka thënë Cliff.

Ambasadori britanik ka thënë se në rrethana normale ata politikanë, që janë nën hetime apo me procedura gjyqësore, nuk do të duhej të ishin pjesë e politikës.