Clement nuk e lëshon Realin për QPR-n

Asistenti i Real Madridit, Paul Clement ka thënë se do të ishte një nder i madh për të që të jetë trajner i QPR-s, mirëpo ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Bernabeu para fundit të këtij sezoni.

Sport

05/02/2015 19:25

Asistenti i Carlo Ancelottit, Paul Clement ka mohuar mundësinë për tu bërë trajner i ri i QPR-s gjatë këtyre ditëve.

“Unë ndihet shumë krenar që po lidhem me një kalim te QPR, një skuadër të cilën e kam mbështetur që kur kam qenë fëmijë dhe skuadra në të cilën ka luajtur babai im”.

“Do të ishte një nder që të menaxhojë atë skuadër në një të ardhme të afërt. Sidoqftë, për momentin, unë nuk e kam ndërmend të largohem nga Reali në mes të sezonit”, përfundoi Clement.