Clarkson e do një vajzë
Ajo i kishte thënë botës se sa e donte një fëmijë, pas martesës me bashkëshortin Brandon Blackstock dhe tash ne e dimë se Kelly Clarkson e ka një tjetër dëshirë. 31 vjeçarja ka konfirmuar se është shtatzënë në rrjetin social Twitter. “Jam shtatzënë!!! Unë dhe Brand jemi mjaft të ngazëlluar. Dhurata më e bukur ndonjëherë…

ShowBiz
Ajo i kishte thënë botës se sa e donte një fëmijë, pas martesës me bashkëshortin Brandon Blackstock dhe tash ne e dimë se Kelly Clarkson e ka një tjetër dëshirë.
31 vjeçarja ka konfirmuar se është shtatzënë në rrjetin social Twitter. “Jam shtatzënë!!! Unë dhe Brand jemi mjaft të ngazëlluar. Dhurata më e bukur ndonjëherë për Krishtlindje”, ka shkruar ajo.
Këngëtarja e hitit ‘Since U Been Gone’, i ka thënë magazinës ‘Parade’ se ishte momenti i duhur për të pasur fëmijë.
“Unë nuk po bëhem më e re dhe për këtë ne filluam ta provonim. Dua të kem vajzë. Po lutem për këtë. Dhe, kur ta kem një vajzë, ju do të thoni: kjo vajzë e diti këtë”, theksoi Kelly.
Clarkson më pas foli për fëmijërinë e saj dhe për vështirësitë nëpër të cilat hasi, pasi prindërit e saj ishin ndarë kur ishte vetëm 5 vjeçare.
“Unë nuk u rrita në një mjedis familjar. Kështu që, nuk e kuptoj atë dhe nuk e di se si është. Shpresoj që fëmijët e mi të rriten ndryshe”, vazhdoi ajo.
Kelly synon të bëhet si nëna e saj, e cila ka qenë një punëtore e madhe dhe një nënë e mirë, gjithmonë, edhe pasi u martua për herë të dytë.
“Ne ishim mjaft të varfër, por ajo nuk e qante shumë kokën. Njerëzit thonë se paraja nuk është gjithçka, por ajo zgjidh shumë punë, kështu që ndihem mirë që e kam një stabilitet financiar për fëmijët e mi”, thotë ish fituesja e ‘American Idol’.