Clark kujton momentin kur KFOR-i hyri në Kosovë: 20 vjet pas janë bërë përparime të mëdha

Ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, në konferencën “20 vjet liri”, ka kujtuar momentet e ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, derisa ka thënë se është kënaqësi e madhe që të jetë sot në Kosovë.

Lajme

12/06/2019 18:52

Clark tha se më 12 qershor KFOR-i filloi me lëvizjet e para.

“Është kënaqësi e madhe të jem këtu me ju. Më kujtohet kjo ditë 12 qershori, ka filluar me një telefonat në orën një në mëngjes nga Havier Solana, ku ka thënë se ka arritur në aeroportin e Prishtinës dhe se çka do të bëjmë. Unë thash ne do ta dërgojmë KFOR-in si gjënë e parë. Më 12 qershor KFOR-i filloi me lëvizjet e para. Ata kanë hyrë të armatosur, por kanë ardhur këtu që të krijojnë paqe, nuk kanë luftuar për ta arritur këtë. Nuk ka pasur vështirësi, ka pasur disa fusha të minuara”, ka thënë Clark.

Mëngjesin e ardhshëm arrita edhe unë në aeroport në Shkup dhe jam takuar me gjeneralin Xhekson, sepse kemi menduar se mënyra më e mirë për ta bërë është t’i lejonim rusët të qëndronin në aeroport, sepse të gjitha komandimet do të mund të bëheshin, qoftë nën urdhëratë ruse. Kjo çështja me rusët ishte zgjidhur nga sekretarja Albright në mënyrë diplomatike, nuk kishte më rus që vinin në Kosovë”, ka thënë Clark

Ai po ashtu ka thënë se çështja e NATO-s ka qenë e suksesshme, derisa shton se kanë mundësuar kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre.

“Jemi krenar me Kosovën dhe me kurajon e Kosovës. Është shënuar përparim i madh këtu qe 20 vite. Sa herë që vijë shoh ndërtesa të reja, një entuziazëm i ri. Nga një vend ku e ardhmja ka qenë e pasigurt në një vend që tenton të zhvillohet. Unë jam një investues bankar dhe biznesmen, dhe udhëtoj në tërë botën. Kam vizituar Kinën, Azinë, Indonezinë, Afrikën, Kanadanë e shumë vende tjera, por përkundër përparimi të shumtë po shoh gjëra të përziera. Bashkimi Evropian ka pasur qëllim zgjerimin, por me vështirësitë e shumta që kaloj BE po rikonsideron, po përpiqet që përsëri të kap atë entuziazmin e vizionit në fund të viteve ’90. NATO është zgjeruar në vitin 1999, kanë qenë tre vende të reja, ku në vitin e tretë të bombardimeve Hungaria iu bashkua një aleance të re dhe sa herë që i është bashkuar dikujt është shkapërderdhur. Por Hungaria si anëtare e NATO-s tash është edhe pjesë e BE-së”, ka thënë ai. /Lajmi.net/